Lajmet e fundit

Sipas saj, Putin e ka karizmën e joshjes së publikut dhe diplomacinë për t'i bërë njerëzit për vete si lider i dashur dhe i drejtë.
"Putin është peshore shumë e vendosur dhe i ka të qarta synimet. Nuk ka qetësi për atë këtë vit pa e plotësuar Rusinë me pjesët që i mungojnë. Luftën më të ashpër do ta përjetojnë nga shtatori, por dominancat i vendos në fund të këtij viti".
"Putini ka karizmën e joshjes së publikut dhe diplomacinë për t'i bërë për vete njerëzit si lideri i dashur dhe i drejtë".
Astrologja shqiptare theksoi se presidenti i Rusisë do të fitojë beteja konkrete përballë atij të Ukrainës.
"Putin do fitoj beteja konkrete".
Ndërkaq për presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, që ka shenjen e ujorit thotë se do të fitojë kauzën morale të së ardhmës për të drejtat e kombeve të vendosin, por asgjë konkrete.
Ajo thekson se nuk e sheh Zelenskyyn shumë pengues në planet e Putinit.
" Zelenskyy do të fitojë kauzën morale të së ardhmës për të drejtat e kombeve të vendosin, por asgjë konkrete".
"Zelenskyy është shenja e ujorit. është lider por më shumë reformues sesa luftarak. Këtij i është bërë lufta presion që para një viti. është i plagosur dhe nuk e shoh shumë pengues në planet e Putinit".
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka lindur më 7 tetor 1952, kurse ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka lindur më 25 janar 1978.