Në kohë kur u hodhën raketat në Kherson, nw zonën e banuar me civil Moska raportoi se këtë vend erdhi ta vizitoi Kreu i Kremlinit, Vlademir Putin.
Ai ateroi me helikopter në një fushë të Khersonit.
Më pas rrugën e vazhdoi me veture tek selia e trupave ruse në Ukrainë.
Këtu ai mori nga forcat e larta ushtarake raportet e fundit te betejës kundër ukrainaseve.
Rrugëtimin e vazhdoi serish me helikopter në selinë e Gardës Kombëtare Ruse në rajonin e Luhanskut që bashkë me Khersonin u okupuan vitin e kaluar.
Në zonat e luftimeve të ashpra shkoi gjatë të martës edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai u takua me njësitë e Avdivka të Donjeck ku u informua për situatën në fushën e betejës
Për ushtarët e kësaj zone Zelensky ndau edhe çmime.
Ashtu si me Putinin, udhëtimet e liderit ukrainas gjatë kohës së luftës zakonisht publikohen vetëm pasi ai të jetë larguar nga zona.
https://youtu.be/xpWp23zCzmo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.