Fitoren e sovjetikëve ndaj forcave naziste e kujtoi me ceremoni.
Madje ngjarjen e 80 vjetëve më parë e njohur si "Beteja e Stalingradit", kreu rus Vladimir Putin e krahasoi me të tashmen kundër Ukrainës, si dikur ndaj Gjermanisë së Adolf Hitler.
Sipas tij, Rusia sërish po përballet me tanket gjermane, njofton Klan Kosova.
"Është e pabesueshme, por është një fakt, ne po kërcënohemi përsëri nga tanket gjermane Leopard me kryqe të pikturuara në armaturën e tyre. Edhe një herë, ata do të shkojnë në luftë me Rusinë në tokën ukrainase me duart e ndjekësve të Hitlerit", tha presidenti rus, Vladimir Putin.
Prandaj Putin u bëri thirrje ushtarëve të tij ta kujtojnë betejën e Stalingradit kur të luftojnë përballë ukrainaseve.
"Të gjitha populli ynë, të gjithë ne jemi rritur mbi traditat e popullit tonë, brezit të fitimtarëve, të cilët e kanë krijuar vendin tonë me mundin dhe gjakun e tyre dhe na e kanë dorëzuar neve. Forca e mbrojtësve të Stalingradit është feneri më i rëndësishëm moral për ushtrinë ruse, për të gjithë ne", tha ai.
Stalingradi konsiderohet si beteja më e përgjakshme në historinë e kombeve me 2 milionë ushtarë e civilë të vrarë.
https://www.youtube.com/watch?v=P6nqJY8zHmY
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.