Sanksionet perëndimore kundër Rusisë dështuan, sipas Vladimir Putinit.
Madje, ai po pretendon që kësaj strategjie ia panë sherrin vetë iniciatorët, e në radhë të parë Amerika, të cilët zgjodhën këtë strategji të, cilën ai e quajti si të Gjermanisë naziste.
Strategjia e Blitzkrieg-ut ekonomik nuk funksionoi. Për më tepër, vetë iniciatorët nuk mund t'u shpëtonin sanksioneve. Unë po flas për inflacionin dhe rritjen e papunësisë dhe se dinamika ekonomike po përkeqësohet në SHBA dhe vendet evropiane."
Shefi i Kremlinit të kuq e pranon se inflacioni e rritja e çmimeve i prekën edhe xhepat e rusëve ndërsa i kërkoi qeverisë së tij t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
"Unë bëj thirrje për vëmendjen e qeverisë dhe kolegëve të bankës qendrore, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm. Këto janë shifra shumë të larta. Njerëzit i ndjejnë në buxhetet e tyre familjare. Ne duhet t'i mbështesim qytetarët tanë, t'i ndihmojmë ata të përballen me valën e inflacionit." deklaroi president rus, Vladimir Putin.
Putin obligoi shtetet e jashtme ta paguajnë me rubla për gazin rus. Vetëm pak vende po veprojnë kështu.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.