Trajneri i Driton Kuka ka treguar në konferencën për media menjëherë pas arritjes në Prishtinë se si ka ardhur deri te moment kur është lejuar vendosja e flamurit të Kosovës krahas shteteve tjera të Europës.
“Ne takimin e kryetarit të federatës sonë me atë të Federatës Ndërkombëtare vetë Putini ka dhënë leje për vendosjen e flamurit të Kosovës”.
Kuka shpjegon se këtë veprim e kishte ndaluar ministria e Punëve të Jashtme në Rusi, por më pas sërish e kishte lejuar, njofton Klan Kosova.
“Putini ka thënë që në qoftë se nuk do të jetë flamuri do vi vet ta vendosi”.
Kuka ka thënë se këto dy medalje dhe këtë prezantim i llogaritë si fitore të trefishtë.
“Një dite para garës kemi qenë të gjithë në stres, kemi pas dyshime se a do të futemi në short dhe me cilin flamur, gjë që është vendosur në minutat e fundit”.
“Këto janë dy fitore të mëdha në rrafshin diplomatik dhe rrafshin sportiv”.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.