Në një studim të kryer nga Doktori Dustin Wood nga Universiteti i Karolinës Veriore, njerëzit janë pyetur se cili është mendimi i tyre për të tjerët, dhe mënyra se si janë përgjigjur, tregon shumë për karakterin e tyre, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Studimi është ndarë në tri pjese: në njërën pjesë respodentëve u është kërkuar që t’i përshkruajnë vetitë pozitive dhe negative të tre personave të tjerë.
Ata të cilët i theksonin vetitë pozitive të një personi, ishin më pozitivë dhe më të lumtur me veten e tyre.
Ndërsa, ata të cilët fokusoheshin te negativiteti paraqisnin më shumë narcizoizëm dhe sjellje anti-sociale.
“Një personalitet negativ është i lidhur me të parit negativitet tek të tjerët”.
Një vit më vonë, Dr. Wood i ka rivizutuar të njëjtët njerëz që kanë qenë pjesë e studimit, dhe ka zbuluar se qëndrimet e tyre s’kanë ndryshuar: ata të cilët i shihnin të tjerët pozitivisht ishin ende pozitivë, dhe e njëjta gjë kishte ndodhur për njerëzit me personalitet negativ.
Nivelet e larta të narcizoizmit ishin të lidhura me depresionin, çrregullimet anti-sociale dhe në raste ekstreme, me psikopati.
Kështu që nëse doni të dini se cili është karakteri i një personi që sapo e keni njohur, pyeteni se çfarë mendon për dikë në veçanti.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.