Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri në Uashington të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë, duke e vënë ndërtesën në izolim.
Ky zhvillim erdhi gjersa presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Florida.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha në një postim në rrjetet sociale se dy anëtarë të Gardës ishin qëlluar dhe se departamenti i saj po punon me policinë lokale për të mbledhur më shumë detaje.
Policia në Uashington tha se një i dyshuar ndodhet në paraburgim pas të shtënave një bllok larg Shtëpisë së Bardhë dhe se zona ishte e siguruar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.