Një video e cila është publikuar nëpër rrjetet sociale paraqet një burrë i cili qëllohet me armë zjarri derisa ishte drejtpërdrejt duke komunikuar në Facebook.
Ngjarja ka ndodhur në Chicago Englewood këtë të enjte.
Sipas autoriteteve vendase 31 vjeçari, Brian Fields ishte duke kaluar në rrugë, derisa dikush qëlloi në drejtim të tij dhe më pas u arratis me një veturë e cila u largua me shpejtësi.
Videoja e kësaj ngjarjeje u postua më pas në rrjetet e ndryshme sociale, ku u shpërnda mijëra herë.
Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes ishin dëgjuar 9-10 të shtëna, e sulmuesi e kishte goditur atë nga mbrapa, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=J_kmIWMy3Z4
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.