Punimet në Qendrën multifunksionale të Podujevës, po zhvillohen me ritëm të shpejtë.
Sipas ministrisë së Kulturës, së shpejti ky qytet do të ketë ndërtesën që do të ju shërbej të rinjve, e cila do t'i ketë katër salla multifunksionale, amfiteatrin, hapësirën për ngjarje publike, sallën e mbledhjeve, administratën, depot dhe të tjera në një hapësirë totale prej 1400 metra katrorë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.