Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë më Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Arijanit Ibrahimi, kanë pritur në takim kreun e Federatës së Badmintonit të Kosovës Jeton Nebiu dhe përfaqësuesit e klubit të badmintonit “Arbëria”.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe angazhimin e të rinjve dhe fëmijëve në këtë sport.
Kryetari Kastrati premtoi se raundi i dytë i garave nacionale të badmintonit do të mbahet në Kamenicë dhe se është krenar me sportistët e Kamenicës, njofton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=hPynsO9m9as
https://www.youtube.com/watch?v=-4d9n-8BPdU
https://www.youtube.com/watch?v=ntkBRpMmuXg
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.