Një çift nga Pitsburgu i ShBA-së, qeni i të cilit hëngri një zarf të mbushur me 4 mijë dollarë para, tha se ishin në gjendje të rikuperonin 3,550 dollarë - por se ishte punë e pistë.
Clayton Law tha se ai dhe gruaja e tij Carrie po instalonin një gardh në shtëpinë e tyre dhe punëtorët kërkuan të paguheshin me para në dorë, kështu që ai la një zarf të mbushur me 4 mijë dollarë në kuzhinë.
Law tha se u kthye aty rreth 30 minuta më vonë për të gjetur Cecilin, qenin 7-vjeçar të çiftit, duke ngrënë paratë.
"U ktheva në dhomë dhe më pas të gjitha paratë ishin në tokë. Ai është duke qëndruar atje, dhe unë jam thash ‘Zot, ai hëngri disa nga këto para dhe isha në shok. Bërtita duke thënë se ai hëngri paratë, hëngri 4000 dollarë’”, tha Law për KDKA-TV, transmeton Klan Kosova.
Çifti u përpoq të rimontonte paratë e copëtuara dhe dolën me fatura me vlerë 1500 dollarë me numra serialë që ishin mjaftueshëm të paprekur.
Disa kartëmonedha të tjera 100 dollarësh u morën më vonë në mbrëmje kur qeni volli, por pjesa tjetër e parave përfshinte shumë pritje -- dhe shumë punë shumë të pista.
Çifti shoshiti jashtëqitjet e qenit për dy ditët e ardhshme dhe përdori një lavaman për të larë copat e letrës në mënyrë që ato të mund të ngjiteshin përsëri së bashku.
“Nuk e kam menduar kurrë se do të mund të them se kam pastruar para, por me sa duket ka një herë të parë për çdo gjë”, tha Carrie Law për The Washington Post.
Në fund, çifti mundi të shpëtonte 3,550 dollarë.
"Ne nuk mund të zemëroheshim me të - ai është një qen shumë i dashur," tha Carrie Law. "Njerëzit shpesh na thonë se ka një njeri të bllokuar brenda qenit tonë".
https://www.youtube.com/watch?v=meEK9WZophk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.