Një grua nga Alabama është ribashkuar pas tre vjetësh me qenin e saj të zhdukur, falë mikroçipit që i kishte vendosur.
Dixie Greenwell, nga Huntsville, tha se ajo ka qenë në kërkim të qenit të saj, Charming, që kur ai u zhduk gati tre vjet më parë.
"Ne nuk mund ta gjenim atë. Unë kam pasur gjithmonë pak besim. Unë kurrë nuk e kam ndjerë se ai ishte zhdukur plotësisht", ka thënë Greenwell për WALA-TV, transmeton Klankosova.tv
Nuk kishte asnjë shenjë të tij derisa një grua e quajtur Faith kohët e fundit vuri re një qen të humbur që endej nëpër një pikë karburanti në Baldwin County, më shumë se 300 kilometra larg shtëpisë së Greenwell dhe përdori ushqim qensh për të joshur qenin në makinën e saj.
Faith e çoi qenin në Silverhill Vet Clinic, ku u skanua për një mikroçip dhe u identifikua si Charming.
Greenwell ka theksuar se ribashkimi thekson rëndësinë e mikroçipëzimit të kafshëve shtëpiake.
"Nëse i doni përsëri, kujdesuni për ta dhe merrni mikroçip, atëherë gjëra të tilla ndodhin. Ai kthehet pas gati tre vjetësh”, ka thënë ajo.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.