Krishtlindja njihet si një kohë dashurie dhe është gjithashtu koha e vitit kur njerëzit kanë më shumë gjasa të hapin shtëpitë e tyre për ata që kanë nevojë.
Kështu, një çift ka bërë realitet dëshirën e Krishtlindjeve të një qenushi me tre këmbë të quajtur Roo, pasi i kanë dhënë atij një shtëpi.
Roo lindi vetëm me një këmbë të përparme dhe në moshën dy muajshe pronarët e saj të mëparshëm e dërguan në "Blue Cross" sepse nuk kishin kohë të kujdeseshin për të, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Çifti, nga Basingstoke, Hampshire, humbën qenin e tyre Mabel, menjëherë pas Krishtlindjes së kaluar dhe thanë se Roo ka ndihmuar në plotësimin e boshllëkut në jetën e tyre.
"Ne nuk kishim qenë kurrë pa qen për 34 vjet, kështu që menduam se duhet të shpëtojmë një qen tjetër. Të gjashtë qentë e mëparshëm që kemi pasur, kanë qenë të tillë që i kemi shpëtuar", tha gruaja.
Ata thanë se do të kujdesen mirë për Roo që atij të mos i mungojë asgjë.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.