Zyrtarët e kafshëve të egra në Kolorado të ShBA-së thanë se një ari hyri në një makinë të parkuar për të vjedhur një qese me ëmbëlsira M&M dhe la pas një “pagesë të keqe” në ulësen e pasme.
Colorado Parks and Wildlife postoi një video në rrjete sociale duke treguar një zyrtarin e parkut duke hapur një derë makine për të liruar ariun nga brenda automjetit.
"Ik nga këtu ari! Hej", bërtet zyrtari.
Më pas ai filmoi pjesën e brendshme të automjetit, i cili ishte plaçkitur nga ariu. Ulëset u grisën, mbeturinat u shpërndanë gjithandej dhe kafsha la një grumbull jashtëqitjesh në ulësen e pasme.
Oficerët thanë se ariu me sa duket ishte tërhequr në automjet nga një qese e pambikëqyrur me ëmbëlsirë.
https://www.youtube.com/watch?v=io_xckLcc9Y
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.