Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është në diskutime me kompaninë amerikane Moderna për të siguruar doza të vaksinës - e cila ka rezultuar gati 95% efektive kundër koronavirusit.
"Moderna aktualisht është duke e rritur kapacitetin për furnizim në Evropë - që do të thotë se këto doza do të bëhen shpejt të disponueshme në pranverën e vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar", ka thënë një zëdhënës i qeverisë.
Sipas tij, Qeveria ka rënë dakord për 350 milionë doza vaksinash përmes marrëveshjeve me gjashtë prodhues të vaksinave.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.