Zëvendësministri i Kulturës Rexhep Hoti, e ka vizituar legjendën shqiptare të boksit, Aziz Salihun i cili po qëndron për trajtim mjekësor në Turqi.
Kjo vizitë njofton MKRS, është kryer në emër të Kryeministrit Isa Mustafa dhe Ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.
Hoti, gjatë takimit, i ka përcjellë boksierit legjendar mbështetjen dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MKRS-së dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.
Me këtë rast, zëvendësministri paraqiti edhe mbështetjen financiare për sportistin Salihu në shumë prej 5.000 euro.
Në anën tjetër, Salihu siç thuhet në njoftim, është shprehur shumë i kënaqur me interesimin që institucionet qeveritare në vend po i japin.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.