Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projekt-udhëzimin për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë punuar për këtë projekt-udhëzim.
Ajo theksoi se kjo po bëhet për shkak të mbrojtjes së konsmuatorit dhe për të rregulluar konkurrencën, njofton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.