21 mijë familje me asistencë sociale, përfituan të premten nga 120 euro për lëndë djegëse.
Ato i morën si subvencion nga Qeveria për ta përballuar më lehtë dimrin. Por sado pozitive, ambientalistët druajnë se kjo mund të ndikojë në rritjen e prerjes ilegale të pyjeve, transmeton klankosova.tv.
Tregtarët ilegal të druve nuk preferojnë të tregojnë para kamerës ndikimin në shitje, por prapa saj thonë se akoma nuk ka ndonjë interesim të vërejtshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iU0mf3YIRYM
Kundër prerjes në pronë publike, janë edhe qytetarët. Kjo duke pasur parasysh edhe prej nga vjen përkrahja financiare.
Krahas kësaj, po kritikohet edhe mungesa e pyllëzimit që nuk u krye zyrtarisht që një periudhë. Në subvencionimin prej 5 milionë eurosh, kontribuoi edhe Bashkimi Evropian.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.