Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare në Ministrinë e Financave, Mentor Morina, për KIKS Kosova, ka njoftuar se ky dikaster ka marrë të gjitha veprimet e duhura në bazë të kornizave ligjore për pretendimet e ngritura lidhur me rastin e fundit në Shtëpinë e të Moshuarve.
“Duke marrë parasysh aksionin e zhvilluar të ekipit tuaj, të raportimit si dhe angazhimin dhe punën e drejtoreshës, ministria ka ndërmarrë hapa në bazë të kornizës ligjore lidhur me problemin e të moshuarve”.
‘’Drejtoria e departamentit, për të parë të gjitha, ka dalë në terren, ka iniciuar rastet e përmendura dhe, bazuar në udhëzimet administrative, meqenëse kemi informacionet dhe njoftimet në drejtim të kërkesave ndaj stafit dhe klientëve, inspektimi ka filluar sot dhe do të merren masat nga Ministria e Financave”, ka thënë Morina.
Ai ka thënë se masat që do të ndërmerren në këtë fazë nuk mund të vërtetojnë asgjë, me përjashtim të pamjeve dhe, sipas tyre, është e rëndësishme që raporti i inspektimit të dalë në detaje dhe veprimet të merren në bazë të raportit të inspektimit.
‘’Me të thënë të drejtën, shërbimi rezident në tri vitet e fundit shpesh edhe në pozitën e drejtorit, e kemi vizituar dhe monitoruar, i gjithë stafi i këtij institucioni ka qenë edhe me tejkalim të orarit kur kemi qenë në vizitë. Kualiteti i shërbimeve ka qenë prioritet si drejtori por edhe i ministrisë. Ne kemi pasur mundësi disa herë të diskutojmë, por nuk kemi pasur ta finalizojmë këtë si çështje”, thotë ai.
Tutje ai ka shtuar se është e rëndësishme që Qendra për Punë Sociale ta ruajë këtë si institucion dhe të kujdeset për shërbimet që ofrohen në mënyrë të veçantë dhe që dobësitë menaxheriale të vlerësohen çdo herë.
‘’Duhet ta kuptojmë që kemi klientë rezidentë me sëmundje të ndryshme, njësiti i inspektimit është i autorizuar të identifikojë të gjitha pretendimet e ngritura që janë përmendur dhe që është ngritur njësia e monitorimit dhe inspektimit, janë të autorizuar të identifikojnë të gjitha pretendimet e ngritura që janë përmendur dhe është ngritur njësia e monitorimit dhe inspektimit, që të marrin veprimet e duhura ndaj stafit edhe ndaj menaxhmentit dhe të aktorëve të tjerë’’, tha për KIKS Kosova drejtori i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare në Ministrinë e Financave, Mentor Morina. /Klankosova.tv
Kronikë e përgatitur nga Besa Kluna.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.