Takimet me ambasadorin amerikan në objektin qeveritar e telefonatat nga larg, mbase s’po mjaftojnë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, beson se Kosova e Amerika janë keqkuptuar për situatën në veri, derisa kjo e fundit po kritikon institucionet në Prishtinë për hapat e ndërmarrë.
Numri dy i partisë në pushtet po thotë se me miqtë ndërkombëtarë duhet dialog i hapur, për të argumentuar pozicionet shtetërore, raporton Klan Kosova.
Konjufca komentoi edhe qasjen ndërkombëtare ndaj Serbisë. E tillë si tash, thotë se s’është parë kurrë.
Deklaratën qortuese të sekretarit amerikan, Anthony Blinken, ky e quajti jo të mirë për vendin.
Të tilla i cilësoi edhe sanksionet që shteti më i fuqishëm në botë i vendosi ndaj Prishtinës. /Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=UW3cHAsLqw8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.