Veç ata që regjistrohen në këtë opsion në platformën shtetërore E Kosova, ekzekutivi po i njeh zyrtarisht si sindikalistë.
Ata që se bënë këtë, thesari nuk u ndali paratë për anëtarësimin sindikal, që u barten sindikatave.
Kjo i la ato, pa fonde këtë muaj. Sindikalistët akuzojnë qeverinë se po shkel ligjin me këtë proces digjitalizimi, derisa paralajmërojnë kallëzim penal, njofton Klan Kosova.
Në këtë formë sipas tyre ekzekutivi po tenton t’i shtetëzojë sindikatat.
https://www.youtube.com/watch?v=5P3CC0XfdbY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.