Qindra njerëz janë vrarë në Tanzani gjatë tre ditëve të protestave pas zgjedhjeve të përgjithshme të së mërkurës, tha partia kryesore opozitare e vendit.
Numri i të vdekurve ndryshon dhe një mbyllje e internetit në të gjithë vendin po e bën të vështirë verifikimin e shifrave, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa një zëdhënës i partisë opozitare Chadema i tha agjencisë së lajmeve AFP se "rreth 700" njerëz ishin vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë, një burim diplomatik në Tanzani i tha BBC-së se kishte prova të besueshme se të paktën 500 njerëz kishin vdekur.
Qeveria është përpjekur të minimizojë shkallën e dhunës dhe autoritetet kanë zgjatur një shtetrrethim në një përpjekje për të shuar trazirat.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.