Qiproja ka ofruar mbulimin e shpenzimeve të ushqimit, pijeve dhe barnave për turistët që do të mund të dalin pozitiv me koronavirus gjatë qëndrimit në këtë ishull të Mesdheut.
“Turistëve do t’u duhet që të mbulojnë vetëm shpenzimet e aeroportit dhe të fluturimit për kthim në bashkëpunim me agjentët e tyre ose kompaninë ajrore”, ka njoftuar Qeveria e Qipros këtë javë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Poashtu shpenzimet për bashkudhëtarët dhe anëtarët e familjeve të tyre do të mbulohen.
Të gjithë pasagjerët me të arritur në Qipro do të iu nënshtrohen testeve për Covid-19.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.