Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Drenasit, ka një muaj që postin e ushtruesit të detyrës së koordinatorit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve e mban një infermier.
Kjo për 31 mjekë familjarë është e papranueshme ndaj kanë dorëzuar një peticion tek drejtoria e shëndetësisë.
Infermieri, në post erdhi me emërim e jo me konkursin që u anulua nga drejtuesi i QKMF-së, Ismet Bogiqi, pasi sipas tij asnjëri nga kandidatët nuk e ka kaluar testin.
Ky thotë se Qarkorja Informative e MSH-së nuk e saktëson se këtë pozitë duhet ta ketë vetëm mjeku.
“Mundet me qenë mjek, infermierë ose dikush qe e ka kryer menaxhmentin shëndetësore, se kom qitë në këshill drejtues e kom zgjedh përkohësisht”, ka thënë tutje Bogiqi.
Disa udhëheqës të institucioneve të kujdesit parësorë i thanë Klanit se janë ithtar që këtë pozitë duhet ta mbaj mjeku, ku në shumicën edhe janë, për shkak të përgatitjeve profesionale.
https://www.youtube.com/watch?v=1Hch64av_lc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.