Një rast i rëndë kishte ndodhur më 29 nëntor të këtij viti në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një burrë tentoi ta privonte nga jeta të fejuarën e tij me thikë.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, gjendja e saj pas pesë ditësh trajtimi, është stabile.
E njëjta, bazuar në këto burime, është larguar nga Mjekimi Intensiv, derisa është transferuar në Kirurgjinë Abdominale.
Organet e rendit kishin bërë të ditur se ishte arrestuar i dyshuari pas kryerjes së aktit.
Ndërkohë, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
https://klankosova.tv/e-rende-nje-person-tentoi-ta-vrase-me-thike-te-fejuaren-ne-fushe-kosove111/
https://klankosova.tv/i-fejuari-tentoi-ta-vriste-qkuk-jep-detaje-per-gjendjen-e-gruas/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.