Deri në fund të vitit pritet të përfundojë së ndërtuari Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Veternik të Prishtinës.
Ndonëse ishte paraparë të përfundojë vitin e kaluar ky projekt i komunës së Prishtinës, ai u zgjat për shkak të disa punëve shtesë dhe fushatës zgjedhore të 2021-ës, njofton Klan Kosova.
Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, pacientët në këtë QMF do të mund të trajtohen në mjekësi familjare, stomatologji, do të kenë laboratorë e mund të kryejnë shërbime në radiologji.
https://www.youtube.com/watch?v=oetE4FUuK4o
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.