Procesorët e pajisjeve mobile të ditëve të sotme janë shumë të fuqishëm, edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve e përdorin telefonin vetëm për të shfletuar në ueb, për të dërguar mesazhe elektronike, për të komunikuar me miqtë, për të shkrepur foto, për të shikuar video, luajtur lojëra etj, që do të thotë se edhe nëse keni një telefon me procesor me tetë bërthama, ju me siguri që nuk e përdorni atë.
Qualcomm po punon për krijimin e një procesori me 10 bërthama, që do të ketë emrin Snapdragon 818. Ai do të formohet nga kombinimi i tri llojeve të ndryshme të bërthamave. Katër bërthama do të jenë Cortex A53 me shpejtësi 1.2GHz, dy bërthama do të jenë Cortex A53s me shpejtësi 1.6GHz, dhe katër bërthama të tjera Cortex A72s me shpejtësi 2GHz.
Përveç kësaj, procesori Snapdragon 818 do të vijë gjithashtu me kartën grafike të re Adreno 532 GPU, RAM-in LPDDR4 dhe lidhjen LTE të kategorisë së dhjetë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.