Rep artisti, Quavo ka thyer heshtjen e tij për vdekjen e Takeoff duke publikuar një mesazh të përzemërt për të ndjerin.
“Është shumë e vështirë të të them se më mungon sepse ti ishe gjithmonë me mua dhe ne bëmë gjithçka së bashku. Që kur ishim fëmijë, ti ke qenë pranë meje duke më parë, ata sytë më prisnin të bëja lëvizjen e radhës”, ka shkruar Quavo në një storie të tij në Instagram.
Rep artisti i "Open It Up" foli gjithashtu për pasionin e vërtetë të Takeoff për muzikën, stilin e tij dhe sesi ai e vendoste gjithmonë familjen në radhë të parë, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë gjithë kësaj kohe jam përpjekur të kuptoj se çfarë je vërtet për mua përpos që të kisha nip. Tani më në fund e kuptoj, ti je engjëlli që na shikon gjatë gjithë kohës nga lartë”, ka shkruar tutje ai.
Quavo ishte i pranishëm kur Takeoff u qëllua për vdekje jashtë një rrugice në Hjuston më 1 nëntor , por arsyeja e saktë e shkëmbimit të zjarrit nuk dihet ende.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.