Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis e Komunës së Fushë Kosovës është përgjigjur pas ankesave të qytetarëve për situatën e mbeturinave, më saktë vendosjen e kontejnerëve para hyrjes së një banese.
Sipas drejtorisë, kontejnerët që janë vendosur në rrugën "Hajrullah Zymi" janë pjesë e një pike grumbullimi të përkohshme.
“Me projektin e ndërtimit te pikave grumbulluese te reja do te sistemohen dhe do te zgjidhet ky problem”, thanë nga Drejtoria për Shërbime Publike e Fushë Kosovës për Klankosova.tv
Ndryshe, një qytetare nga Fushë Kosova, lexuese e Klankosova.tv, u ankua se tetë kontejnerë mbeturinash janë vendosur para banesës së saj në rrugën "Hajrullah Zymi", duke shkaktuar një erë të keqe që e ka shqetësuar atë dhe banorët e zonës.
Ajo ka dërguar edhe pamje nga ky grumbullim mbeturinash.

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.