Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave për ta identifikuar personin që shihet në fotografi.
Sipas policisë, personi i dyshuar po kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”, transmeton Klankosova.tv.
"Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:
[email protected]".
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.