Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e 59-vjeçarit, i cili ra në një bunar në oborrin e një shkolle në fshatin Bajincë të komunës së Kaçanikut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, tha Veseli.
Klankosova.tv ka mësuar se i ndjeri është Sylejman Fazliu.
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-59-vjecari-qe-dyshohet-se-ra-ne-bunar-dhe-humbi-jeten/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.