Komentet e superyllit botëror të volejbollit Paola Egonu këtë fundjavë për largimin nga kombëtarja italiane për abuzim racist kanë nxitur një valë solidariteti në mediat sociale dhe një debat mbi racizmin në komunitetin sportiv të vendit.
Në një video të postuar në internet nga një tifoz pasi Italia fitoi medaljen e bronztë të kampionatit botëror për femra kundër Shteteve të Bashkuara, atletja me ngjyrë dëgjohet duke i thënë agjentit të saj: "Kjo është ndeshja ime e fundit me kombëtaren".
23-vjeçarja nuk specifikoi se kujt i referohej, por kreu i federatës italiane të volejbollit, Giuseppe Manfredi tha për mediat lokale se Egonu ishte abuzuar në mënyrë racore në mediat sociale pasi Italia humbi gjysmëfinalen kundër Brazilit.
Në një intervistë për Sky News pas publikimit të videos, Egonu tha se në vend që të tërhiqej nga ekipi kombëtar, do të donte të bënte një pushim duke theksuar se kjo ishte për shkak të të qenit në shënjestër të komenteve raciste, transmeton Klankosova.tv.
“Të mendoj se kam lexuar njerëz që më pyesin pse jam italiane më bën të pyes veten pse duhet të përfaqësoj këta lloj njerëzish”, tha ajo.
Egonu, një nga lojtarët më të mirë në botë, është vlerësuar prej kohësh për të qenë një anëtare kyçe e kombëtares, por ajo ka qenë gjithashtu një objektiv i shpeshtë i kritikave pas disa humbjeve të ekipit.
Sportet italiane janë rrënuar prej kohësh me racizëm, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2017, sulmuesi Mario Balotelli, i cili lindi në qytetin jugor të Palermos nga prindër ganezë, u dhunua racialisht nga tifozët e ekipit kombëtar të futbollit gjatë një ndeshjeje kundër Rumanisë.
Debati ka shpërthyer në një kohë të ndjeshme në politikën italiane pasi çështja e të drejtave të njeriut – veçanërisht rreth trajtimit të pakicave, emigrantëve dhe komuniteteve LGBTQ u bë fokusi i fushatës elektorale të Italisë në shtator, e cila kulmoi me një fitore zgjedhore.
Kritikët kanë shfaqur frikën se qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Giorgia Meloni, kreu i partisë “Vëllezërit e Italisë”, mund të hapë në mënyrë indirekte rrugën për tolerimin e sjelljeve raciste dhe homofobike.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.