Ka zgjedhur t’i hipë Kamilës për të treguar se u kthye në Kosovë.
Nga kodra me këtë emër, që ndodhet mbi Leposaviq, Milan Radojçiq dha një mesazh që ia adresoi Prishtinës, por edhe serbëve të veriut.
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, tha se është këtu për ta mbrojtur popullin serb.
“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’ju them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia!”
Paraqitja befasuese e të kërkuarit nga drejtësia kosovare në lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, për të cilin ishte enigmë se ku ndodhej, nxiti polemika, por edhe hajgare në Beograd.
Politikanja Rada Trajkoviq tha se shfaqja e Radojçiqit është shenjë e keqe, që u bë me porosi të lidershipit të Serbisë, ndërsa e quajti si parodi për t’i ngjarë ukrainasit Volodymyr Zelensky.
Presidenti në Beograd, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e kupton pse gjithë ky reagim për Milan Radojçiqin.
"Nuk e kuptoj çfarë porosie ka dashur ai ta dërgojë, e as që ma ndien se çfarë porosie është. Po thonë 'u fotografua në Leposaviq dhe u kthye', po ai jeton në Kosovë, çka nuk shkon këtu. A doni ta përndjekin? Duket se më pak ju pengon kur është në Beograd sesa në Leposaviq".
Vuçiq mohoi se e shtyu njeriun e dytë të serbëve të Kosovës të bëhet i gjallë sërish në veri.
"Po thonë se me këtë Vuçiq po kërcënon. Por me çka? Ju vërtet mendoni se unë jam budalla dhe që një njeri apo tre njerëz të paraqiten diku e të lajmërojnë diçka".
Milan Radojçiq, bashkë me Zvonko Veselinoviqin e disa persona tjerë nga veriu i Kosovës, janë në listën e sanksioneve amerikane nga dhjetori 2021.
https://www.youtube.com/watch?v=dN0TEf-u2lM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.