Raf Simons po mbyll linjën e tij të modës pas 27 vitesh.
Stilisti me origjinë belge ka njoftuar se koleksioni pranverë/verë 2023 në Londër do të jetë i fundit.
“Më mungojnë fjalët për të treguar se sa krenar jam për gjithçka që kemi arritur. Faleminderit të gjithëve, që besuat në vizionin tonë dhe që besuat tek unë”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa arsyetimi për mbylljen e markës është i paqartë, njerëz nga brenda spekuluan se mund të jetë për shkak të tregut financiar të trazuar me të cilin përballet industria e modës, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv
Ka gjithashtu spekulime se Simons dëshiron të fokusohet plotësisht në rolin e tij si bashkë-drejtor krijues në Prada së bashku me aksionerin kontrollues të kompanisë, Miuccia Prada.
Koleksioni i parë i bashkë-dizenjuar i dyshes u lançua në mënyrë dixhitale për pranverë/verë 2021 gjatë javës së modës në Milano.
Simons njihet si një nga dizajnerët më të famshëm në modën moderne, duke ndikuar në veshjet e meshkujve dhe femrave në mbarë botën. Adhuruesit e tij të famshëm përfshijnë këngëtaren Rihanna dhe aktorët Emma Watson dhe Charlize Theron.
●●●
LN
SHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.