Lojtari i futbollit,
Rob Gronkowski, ka mbushur ballinat e medieve amerikane me lajmin se nu ke ka harxhuar asnjë cent nga 16.3 milionë dollarë sa ka fituar duke luajtur për pesë vjet me klubin
New England Patriots.
"Deri sot, une ende nuk e kam prekur as edhe një cent nga kontratat, pagat dhe bonuset e mia në NFL", ka thënë ai në librin e tij autobiografik, që botohet se shpejti, raporton Bussines Insider, transmeton Klan Kosova. "Jetoj me të ardhurat që i fitoj nga marketingu dhe nuk kam bërë shpenzime të mëdha sikur janë veturat luksoze, stolitë ose tatutë e shtrentja. Une ende i vesh një palë xhinse që i kam bartur edhe në shkollën e mesme".
Kur hyri në NFL, Gronkoëski nuk bëri shumë para. Kontrata e tij e parë përfshinte një bonus prej 1.8 milionë dollarëve, ndërsa të ardhurat e tij në dy sezonet e para ishin 320 mijë dhe 450 mijë dollarë.
Ai ka dy kontrata marketingu me
BodyArmor SuperDrink dhe
Dunkin' Donuts.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.