Sikur në sheshin që bartë emrin e tij, një shtatore më shumë, do ta ketë në Skenderaj.
Për komandantin legjendar Adem Jashari, në vendin e njohur si kërrshi i Prellofcit do të skalitet bashkë me 6 shokët që themeluan UÇK-në.
Sebep u bë një fotografi e shkrepur 30 vjet më parë në po të njëjtin vend, pas një aksioni që grupi gueril kishte kryer në Drenas.
Për Jakup Nurën, si njëri nga protagonistët, një projekt i tillë nderon luftën por edhe paqen.
E bashkë me të e Ademin ishte edhe Hamëz, Sahit e Musa Jashari, Sami Lushtaku e Ilaz Kodra që përmes këtij imazhi, kërkonin edhe përkrahje.
Iniciativën për shtatore ani se e vlerësojnë të vonë, po e mirëpresin edhe fshatarët.
Një pjesë të financimit për projektin që siç u tha do e hijeshoj Drenicën, e bëri e bëri komuna,
Tash është faza projektuese, ndërsa për përmendoren që do ndërtohet gjatë vitit që vjen mirëpritet edhe kontributi i secilit donator vullnetar.
https://www.youtube.com/watch?v=CsDOaKD7Css
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.