Lajmet e fundit

Ferati që është edhe student i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, tregon për klankosova.tv se ka përjetuar ndjenjë të veçantë gjatë këtij udhëtimi, duke i bërë përshtypje ngrohtësia e njerëzve që i takonte gjatë rrugës të cilët e përshëndesnin, e që ai i veçon fëmijët.
Me këtë sport 21-vjeçari merret për më shumë se një vit dhe tregon që sivjet është licencuar edhe nga Federata e Çiklizmit të Kosovës dhe është anëtar i klubit “Gjakova 137”.
Përveç Shqipërisë, me biçikletë ai e ka shëtitur edhe vendin tonë anekënd.
“Vitin e kaluar kam bërë rrugë nëpër shtatë qytete të Kosovës. Shtegu gjithsej ka qenë 230 kilometra. Ky ishte dhe rekord personal”.
Marrë parasysh moshën e tij, prindërit fillimisht e kritikonin kur dilte në rrugë të gjata, ndërsa tani thotë se e përkrahin.
Edhe kalimin e kufirit me biçikletë pohon se e bëri pa problem, me policinë që i uruan rrugë të mbarë.
Kjo eksperiencë duket të jetë shtysë për të, meqë tani planifikon që me biçikletën e tij të bëjë udhëtime edhe më të gjata.
