Shumë familje të Rahovecit u dëmtuan nga vërshimet që ndodhën 17 shtatorin e këtij viti.
Qytetarët e prekur janë optimistë se shteti do ua paguaj si kulturat bujqësore ashtu edhe pajisjet dhe dëmtimet e shtëpive.
Edhe i pari i Rahovecit, Smajl Latifi konfirmoi për Klan Kosova se nga 7 komisionet që hartuan raportet doli se 3.5 milionë euro janë dëmet nga reshjet. Por Latifi pret kompensim 100% nga ekzekutivi ku edhe i dorëzuan listat.
Vetëm në bujqësi dëmtimet kalojnë 1.7 milionë nga 3 milionë sa Ministria e Bujqësisë i ndan për këtë kategori. E sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sa do arrihet të kompensohet kjo shumë nuk dihet, meqë deri më 24 tetor janë në pritje të dorëzimit të raporteve nga krejt komunat.
https://www.youtube.com/watch?v=WcKWTDFKrYw
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.