12 ekipe janë paraqitur , në turneun e streetballit, që po e organizon Federata e Basketbollit e që është i vlefshëm për përfaqësim në Evropë.
Fituesi do të luaj në kualifikimet e kombëtareve 3x3 prandaj edhe ndeshjet janë të forta, njofton Klan Kosova
Organizatorët thanë se përmes këtij turneu është dashur ta formojnë ekipin e Kosovës, që do të luaj në kualifikimet që mbahen në Rumani.
Veç në kategorinë e meshkujve, në këtë streetball , luajtën edhe femrat ku ekipi fitues doli “Alma” që për herë të parë do përfaqësojë Kosovën në këtë lloj të sportit.
Fitues i këtij turneu në fund doli ekipi nga Rahoveci "Grapeland" që në finale mposhtën skuadrën "Air Force One".
Kampionët do ta përfaqësoje Kosovën ne turneun kualifikues të FIBA 3x3 që zhvillohet në fund të qershorit në Konstanca të Rumanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=FUkuFhmZAxQ
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.