Ylli i serisë The Office, Rainn Wilson, ka zbuluar që kishte qenë kryesisht i palumtur gjatë xhirimeve të kësaj serie.
Aktori që e kishte luajtur rolin e njërit prej personazheve më të spikatura, Dwight Schrute, një gjë të tillë e ka bërë të ditur në një intervistë për podkestin e Bill Maherit, Club Random.
“Sa kam qenë te The Office, kam kaluar disa vite vërtet si i palumtur sepse nuk mjaftonte”, ka thënë ai.
“Po fitoja qindra mijëra. Doja miliona, dhe isha yll televiziv, por doja që të isha yll filmash. Nuk mjaftonte kurrë”.
“Nuk po e shijoja. Po mendohesha, ‘Pse nuk jam yll filmash? Pse nuk jam Jack Black-u i radhës apo Will Ferrelli i radhës? Si ngjan që nuk kam një karrierë në filma? Pse nuk e kam këtë marrëveshje zhvillimi?”
https://www.youtube.com/watch?v=nAZ9T5qcD2k
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.