“Përgjigjja ime është nuk ka dorëzim. Po e përsëris nuk ka dorëzim, doni edhe njëherë të them, s’ka dorëzim. KM mbetet”.
Kështu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, foli të enjten pas takimit të Këshillit të Sigurisë së shtetit të tij në Beograd.
Ai thotë se situata është e komplikuar me ndërrimin e targave të veturave nga ato serbe në ato kosovare RKS.
Për këtë opsionin e fundit ai shton se përkrahet nga shtetet e Kuintit, të cilat s’pajtohen vetëm me afatin që Prishtina ka përcaktuar për konvertim e që është 31 tetori.
Vuçiq thotë se serbët në Kosovë janë gati të marrin targa KS që, sipas tij, janë neutrale ndaj statusit.
E për heqjen e tyre e akuzon ministrin që mori këtë vendim më 2020.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dokumenti është me nënshkrim e vulë. Shihni çka thotë eksperti, shfuqizohet udhëzimi administrativ për regjistrimin e veturave me tabela KS. Menjëherë kjo duhet të ndodhë. Kjo është krejt në kundërshtim me marrëveshjet për lëvizjen e lirë që i kemi nënshkruar”.
Paraprakisht, Vuçiqi priti përfaqësuesit e Listës Serbe. Lideri i këtij subjekti politik, që është ministër në Qeverinë e Kosovës, po kërcënon me bllokada.
“Në rast se Prishtina fillon që në mënyrë të dhunshme me ndonjë aksion që ka të bëjë me konfiskimin e makinave me targa KM, ne do t’i bllokojmë të gjitha kalimet, përkatësisht hyrjet nga veriu për në pjesën qendrore të Kosovës. Takimi me presidentin Vuçiq asnjëherë s'ka qenë më i shkurtër sesa sot”, ka deklaruar Goran Rakiq.
Ministri i Qeverisë së Kosovës shtoi se veprimet e tyre do të jenë demokratike e paqësore dhe falënderoi Vuçiqin për atë që e quajti përkrahje të parezervë.
https://www.youtube.com/watch?v=CapWYG5HnC0
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.