Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit, për të kërkuar drejtësi mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, kryeministri shqiptar, Edi Rama fton të gjithë qytetarët anë e mbanë, nga Shqipëria në Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe kudo në diasporë për të marrë pjesë në protestë.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. LIRIA KA EMËR Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, shkroi Rama. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.