Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përmendur emrat e shtatë sportistëve shqiptarë që kanë korrur suksese në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura, njofton Klan Kosova.
Në mesin e këtyre emrave ndodhen edhe emrat e sportistëve nga Kosova.
- Luiza GEGA, kampionia që i dhuroi Shqipërisë medalje ari në 3000 metra me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës
- Distria KRASNIQI, xhudistja e pamposhtur nga Kosova fitoi gjithashtu medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
- Nora GJAKOVA, xhudistja e cila fitoi medaljen e artë olimpike, në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
- Briken CALJA, u shpall kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, në Uzbekistan në vitin 2021
- Ilir KËLLEZI, një atlet i talentuar që ka nderuar vendin tonë me shumë medalje e kupa në gara e maratona ndërkombëtare
- Ilirian SULI, një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë. Me mbi 100 rekorde kombëtare, është nënkampion bote në peshëngritje
- Indrit ÇULLHAJ, xhudisti që mes sukseseve të shumta në arenën kombëtare, arriti të kurorëzohet si kampion Ballkani në vitin 2018
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.