Kreu u Partisë Socialiste në Shqipëri, njëherësh edhe kryeministri Edi Rama, e ka kryer procesin e votimit në shkollën Ymer Lala në Surrel. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Këtë proces nga afër e ka përcjellë gazetarja e Klan Kosovës Altiana Zogaj, e cila në raportimin e saj tha se Rama pyeti vëzhguesit se si po shkon procesi i votimit dhe se ishte i kënaqur që gjithçka ishte në rregull në qendrën e votimit, por i pakënaqur ishte me numrin e ulët të qytetarëve që deri në këto orë kanë dalë për të votuar.
Pasi përfundoi votimin, Rama u prononcua shkurt para mediave duke thënë se uron që shqiptarët të marrin atë që meritojnë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.