Në shtetin e njëjtë u rikthye për të dytën herë.
Por, këtë të diel, Edi Rama ndryshe nga më parë ndërroi qytetin.
Pas Athinës, në Selanik të Greqisë, kryetari i socialistëve u prit nga mijëra shqiptarë që jetojnë këtu.
Kur mori fjalën, para tyre Rama nuk hezitoi ta kërkojë votën e mërgimtarëve, për siç tha ai anëtarësimin euroatlantik.
I pari i qeverisë shqiptare theksoi se periudha prej kur ai ka nisur qeverisjen prej më shumë se një dekadë, cdo gjë ka ndryshuar për mirë.
Rama, po ashtu kujtoi kohën kur ai e kishte marrë pushtetin dhe gjendjen në të cilën Shqipëria ka qenë atëbotë.
Ai shtoi se është dashur shumë sakrificë e mund që të arrihet deri këtu, por që sipas tij askush nuk duhet të gabojë, duke kujtuar se kjo që është arritur në çdo drejtim,të përmbyset nga dikush.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Bardha Shala:
https://www.youtube.com/watch?v=jMk6RTJtoq8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.