Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shtroi darkë përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Atyre nuk e la pa ia përmendur edhe Kosovën, sidomos situatën në veri të vendit.
“Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthimeve në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA-së dhe BE-së që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike”, tha Rama.
Ai foli edhe për kërkesën e Serbisë për dërgimin e 1000 trupave të saj në veri duke thënë se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit.
“Është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë”, deklaroi tutje ai.
Kreu i qeverisë shqiptare u zotua se shteti që udhëheq mbetet gjithnjë krah Kosovës kur e drejta e saj për të qeverisur autoritetet e veta vihet në pikëpyetje.
“Kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm”, u shpreh Rama.
Ai tha se vendet e Ballkanit duhet të mësojnë shpejtë se i duhet të jetojnë e ndihmojnë njëri-tjetrin pasi kjo, sipas tij, është në interesin e të gjithëve.
https://www.youtube.com/watch?v=MckOzej2pbM
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.