Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas emërimit të shqiptarit, Igli Tare, në krye të klubit të madh italian, Milan.
''Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?'', shkroi Rama në rrjete sociale, duke shtuar se tani sfida është që emri i shqiptarit të hyjë në historinë e klubit legjendar, transmeton klankosova.tv.
“Krenar për ty vëlla”, përfundoi ai mesazhin.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.