Në Tiranë, po mbahet Samiti i VI i Komunitetit Politik Evropian.
Atje, kryeministri Edi Rama mblodhi rreth 50 shtete evropiane e të Ballkanit Perëndimor.
Nga atje, detajet e fundit për Klan Kosova i dha gazetari Besnik Tahiri.
“Detajet e fundit janë mjaft interesante, pasi Edi Rama si nikoqir i Samitit të VI të Komunitetit Politik Evropian, para 30 minutave hyri në Sallën e Operës dhe Baletit në qendër të Tiranës me babanë e këtij Samiti, presidentin Emmanuel Macron, kanë qenë të buzëqeshur. Pas hyrjes së tyre, është mbajtur dhe sesioni i parë që ka të bëjë me temat për të cilat është mbledhur ky Samit, dhe ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen evropiane, dhe kjo është ideja pse presidenti Macron bashkë me liderët e tjerë evropian e kanë krijuar Komunitetin”, u shpreh Tahiri për “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, gazetari thotë se momentalisht ky Samit është ngjarja më e madhe politike në kontinentin evropian, dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket muajve që vijnë, do të thotë që nuk do të ketë më Samit tjetër që do ta mposht rëndësinë dhe pjesëmarrjen e liderëve evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=47AB1hRuwcQ
https://www.youtube.com/watch?v=l4Q9lJ-4CtU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.