Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi qytetin e Kukësit për të prezantuar agjendën elektorale.
Me shifra ai krahasoi ecurinë e vendit që nga viti 2013 e deri në fund të vitit 2024.
Rama u ndal edhe tek taksat për bizneset e vogla. Për bizneset që fitimin vjetor e kanë nën 100 mijë euro nuk do të paguajnë as taksë mbi tatim -fitimin dhe as TVSH.
Rama gjithashtu shtoi se deri në vitin 2029 bizneset e vogla nuk do të taksohen.
“Jemi vendi me taksa më të ulët në rajon për taksat. Tasat për biznesin e vogël, që është praktikisht 0 taksë mbi fitimin dhe 0 TVSH. Të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe që bëjnë në 100 mijë euro në vit, nuk kanë as taksë mbi fitimin dhe as TVSH”.
“Po të shikojmë dhe një pasqyrë tjetër të atyre që një biznes të vogël me 140 euro më vit, nuk paguajnë taksë mbi tatim-fitimin, por vetëm TVSH. Kjo është një mënyrë për të mbështetur familjes dhe bizneset, prandaj deri në vitin 2029 nuk do të taksojmë biznesin e vogël”, është shprehur Rama./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.