Të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova u diskutua për rëndësinë e trajnimeve psikologjike për prindërit, ku në cilësinë e prindërit ishte e ftuar znj. Kimete Rama.
“Realisht ne gjithë jemi mësuar se edukimi bëhet edhe pak përmes limiteve, që është shumë e rëndësishme por edhe dënimeve. Nga Dafina, këtë rast si psikologe unë kam mësuar që ne nuk duhet ta mësojmë fëmijën me termin dënim, mirëpo me kënd të qetësisë”, u shpreh ajo.
“Pra kur fëmija e bën një gabim për katër herë duhet që të negociojmë me të që të ndalet, p.sh është duke bërë diçka që neve po na pengon apo nuk është duke e bërë gjënë e duhur, edhe duhet që brenda katër fazave apo limiteve që ne ta ndalim, në rast që nuk ndalet ne ta qojmë te këndi i qetësisë”, shtoi Rama.
“E veçanta e kësaj është se sa vjeç është fëmija, aq minuta duhet të qëndrojë te këndi i qetësisë, gjë të cilën unë nuk e kam praktikuar më parë por as nuk e kam pasur si informacion", u shpreh Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=7hR0cusrTJY
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.